Gjithçka që duhet të dini për bamjet dhe benefitet e konsumimit të tyre

by admin
Spread the love

Bamjet janë bimë me origjinë afrikane që karakterizohen nga shumë vlera ushqimore.

Mes tyre mund të përmendet aftësia për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Arsyeja e këtij përfitimi është e lidhur me praninë e mukozës, një substancë xhelatinoze, e cila gjatë tretjes mund të lidhet me kolesterolin, duke çuar në ulje të rrezikut të aterosklerozës.

Efektet që sjellin në shëndetin e njeriut konsumimi i bamjeve janë studiuar disa herë nga shkenca. Në këtë drejtim vlen të përmendet një studim i vitit 2014 i kryer nga një ekip aktiv në Universitetin e Teknologjisë së Kinës Jugore. Puna në fjalë monitoroi kushtet e një mostre të minjve laboratorë meshkuj, duke theksuar aftësinë e polisaharideve të gjendura në bamje të papërpunuara për të arritur aktivitet hipolipidemik.

Kur flasim për përfitimet e bamjeve është e dobishme të përmenden edhe polifenolet, substanca të dobishme për kontrollin e shënuesve inflamator. Gjithashtu në listën e përfitimeve mund të përfshihet dhe prania e lektinës, një proteinë që ka efekte pozitive në lidhje me frenimin e rritjes së qelizave tumorale.

Bamjet janë të pasura me vitaminë C. Para se të filloni t’i konsumoni, duhet që të këshilloheni me mjekun tuaj pasi marrja e tij mund të ndërhyjë në efektet e një ilaçi të njohur si metformin, i cili përdoret për trajtimin e diabetit tip 2. Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren. Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.


Top Channel

You may also like