Gjermania kërkon hetim: Në Ukrainë po rrëmbehen fëmijë, krimi më i tmerrshëm

by admin
Spread the love

Marrja e detyruar e mijëra fëmijëve ukrainas nga ana e Rusisë, është “ndoshta dëbimi më i madh i detyruar në historinë moderne”, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ne një takim në margjinat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Shefi i diplomacisë ukrainase e përshkroi këtë si krimin më të tmerrshme, një krim genociadial, siç e përshkroi ai në një video-mesazh të transmetuar në një dhomë të mbushur plot në ditën e parë të një takimi të këshillit në Gjenevë për të diskutuar mbi krimet e dyshuara të luftës të Rusisë në Ukrainë.

Ministrja e jashtme Gjerman, Annalena Baerbock insistoi që të ketë një hetim të plotë për këtë cështje.

“Nuk ka gjë më të tmerrshme se fëmijët tanë të merren nga shtëpitë tona, të largohen nga miqtë tanë, nga njerëzit e dashur. Fëmijë të cilët kanë nevojë për të rritur që të kujdesen për ta, jo që t`u shkatërrojë atyre jetët. Ne nuk do të reshtim së kërkuari derisa cdo fëmije të kthehet në shtëpinë e tij”,tha Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme e Gjermanisë.

Sipas një raporti të hartuar së fundi nga ekspertët e Universitetit të Yale, Moska  Rusia po mban të paktën 6,000 fëmijë ukrainas, dhe ndoshta shumë të tjerë, në vende të ndryshme në Krimenë e kontrolluar prej saj, me qëllim “riedukimin politik”.

Raporti thotë se të paktën 43 kampe dhe lloje të tjera objektesh që mbajnë fëmijë ukrainas, janë identifikuar si pjesë e një “rrjeti sistematik në shkallë të gjerë” të operuar nga ruset që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

“Janë marrë fëmijë, përfshirë nga ata me prindër ose me kujdestari të qartë, fëmijë që konsiderohen jetimë nga Rusia e që kanë qenë nën kujdestarinë e institucioneve shtetërore të Ukrainës përpara pushtimit, dhe ata kujdestaria e të cilëve është e paqartë ose e pasigurt për shkak të luftës”, thuhet në raport.

Disa fëmijë u futën në sistem dhe u adoptuan nga familjet ruse, ose u transferuan në kujdestari në Rusi, theksohet më tej.


Top Channel

You may also like