GJERMANI – Pistorius: Furnizimi i shpejtë i Bundeswehr, një prioritet

by admin
Spread the love

GJERMANI, 26 janar /ATSH-DPA/- Ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, e ka konsideruar si prioritet furnizimin e shpejtë të Bundeswehr-it me pajisje dhe municione.

“Qëllimi është që të zëvendësojmë stoqet në gjendjen e mëparshme”, tha sot Pistorius gjatë vizitës së tij të parë në zonën e trajnimit Altengrabow, në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt.

“Kjo përfshin qartësi nga politikanët dhe përgjegjësi nga industria për kohën e dorëzimit të tyre. Dhe nëse kjo do të thotë që duhet të ndërtohen më shumë burime prodhimi në Gjermani dhe në Evropë, atëherë kjo është rruga që duhet të ndiqet”, tha Pistorius.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBerisha: Largimi i Ramës, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile

You may also like