GJERMANI – Mijëra persona demonstrojnë kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD

by admin
Spread the love



ESEN, 15 janar /ATSH-DPA/ – Sot në mbrëmje, më shumë se 10 000 njerëz demonstruan kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin Essen në perëndim të vendit dhe Leipzig në lindje.

Shumë prej tyre mbanin pankarta me slogane të tilla si: “Mos i lini nazistët të marshojnë ose të marrin pjesë në qeveri”.

AfD ka parë që popullariteti i saj të rritet teksa shfrytëzon ankthin ekonomik dhe frikën e migracionit. Sondazhet tregojnë AfD-në si partinë e dytë më të fortë në Gjermani. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakZbuolohen mikroorganizmat përgjegjës për rrudhat e fytyrës


You may also like