GJERMANI – Berlini dënon thirrjet për dëbimin masiv të palestinezëve nga Gaza

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane ka dënuar thirrjet e ministrave të qeverisë izraelite për rikolonizimin e Rripit të Gazës nga hebrenjte

“Thirrjet e izraelitëve për të dëbuar palestinezët nga zona janë plotësisht të papranueshme”, tha sot në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

“Ato kontribuojnë në përkeqësimine e situatës në konfliktin aktual dhe shkelin qartë ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi.

Lëvizja e kolonëve izraelitë zhvilloi dje një “Konferencë të Fitores” duke bërë thirrje për rindërtimin e vendbanimeve hebraike në Rripin e Gazës dhe pjesë të Bregut Perëndimor.

Midis pjesëmarrësve në konferencë ishin ministra të shumtë nga partia konservatore “Likud” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin e Netanyahut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë hodhi poshtë idenë e zgjerimit të vendbanimeve në Gaza dhe tha se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit në vend të dëbimit masiv të palestinezëve nga Gaza.

“Kushdo që mendon se mund të arrijë sigurinë për Izraelin me fantazitë e dëbimit është qartësisht në rrugën e gabuar”, tha zëdhënësi.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like