GJERMANI – Anulohen 300 fluturime të tjera në ditën e fundit të grevës së “Eurowings”

by admin
Spread the love

DUSELDORF, 19 tetor /ATSH-DPA/-Rreth 300 fluturime të Eurowings u anuluan sot, sipas filialit të “Lufthansa”, në ditën e tretë dhe të fundit të grevës, këtë javë.

“Greva preku rreth dy të tretat e 450 fluturimeve të planifikuara fillimisht në Duseldorf, Këln/Bon, Shtutgart, Hamburg dhe Berlin”, tha një zëdhënës i “Eurowings” në Këln.

“Ne presim të kthehemi nesër në funksionimin normal të fluturimeve”, tha zëdhënësi.

Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve “Vereinigung Cockpit”- (VC) tha se ndalesat e punës të planifikuara për këtë javë do të përfundonin në mesnatë.

Nuk është e qartë nëse palët do të kthehen në tryezën e bisedimeve. Një nga pikat kryesore të pengesave ka qenë numri i ditëve pushim, pasi pilotët kërkojnë 14 ditë dhe kompania ajrore së fundmi ka ofruar vetëm 10.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like