Gjashtë pikë në tre gara, Leclerc: Një zhgënjim i madh, tani pretendoj vetëm të kaloj vijën e finishit

by admin
Spread the love

Starti i këtij sezoni ka qenë tërësisht i ndryshëm nga viti i kaluar për Charles Leclerc.

Nëse entuziazmi i monegaskut ishte në majë pas tre garave të sezonit të kaluar teksa ishte në kryesimin e kampionatit dhe me besimin se mund të rikthente Ferrarin te titulli kampion, këtë sezon zhgënjimi ka kapluar 25-vjeçarin.

Nga tra gara të zhvilluara, Leclerc është tërhequr në dy prej tyre dhe aktualisht është me vetëm gjashtë pikë në klasifikimin e përgjithshëm. Njëvendëshja e tij nuk ofron vazhdimësi dhe Leclerc pranon momentin e keq duke theksuar se për të është starti më i keq i mundshëm.

“Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Leclerc.

Kujtojmë se piloti kryesor i “kokëkuqjes” ka një kontratë që e lidh me Ferrarin deri në vitin 2024 dhe së fundmi është përfolur si zëvendësuesi i Lewis Hamilton te Mercedes, gjithnjë nëse britaniku nuk firmos një kontratë të re me gjermanët./ Shqip


Top Channel

You may also like