Gëzuar dashuria, dielli, lumturia dhe bukuria e jetës time

by admin
Spread the love

Popi Kola, partneri i këngëtares së njohur shqiptare, Arilena Ara, feston sot ditëlindjen e tij. Urimet për të kanë qenë me siguri të shumta në këtë ditëlindje, por sigurisht më i veçanti është ai i këngëtares.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Arilena i dedikon fjalët më të ëmbla partnerit të saj. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time. Kërcimi, lumturia, bukuri e jetës time! Dielli dhe yjet e mi”, ka shkruar Arilena krahas një video me të.

Kujtojmë që në një intervistë të bërë kohë më parë, Arilena e ka konsideruar Popin si bekimin më të madh në jetën e saj. “Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë konkurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurrentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge.

Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme”, ka thënë këngëtarja e dashur për publikun.

You may also like