GAZA – Ushtria izraelite intensifikon sulmet në Khan Yunis

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mediat izraelite raportuan se ushtria e vendit sulmoi objektiva pranë qytetit Khan Yunis në Gazën jugore.

Gazeta ”Times of Israel” citoi raportet palestineze se forcat izraelite kishin filluar një bombardim intensiv të objektivave në qytet që ata thanë se ishin të lidhura me Hamasin.

Më herët, dhjetëra tanke izraelite përparuan në Rripin jugor të Gazës dhe u panë pranë Khan Yunis, raportoi gazeta izraelite.

Dëshmitarët okularë kishin parë edhe automjete të blinduara dhe buldozerë.

Ushtria izraelite njoftoi se po zgjeronte fushatën e saj tokësore në “të gjitha zonat” e Rripit të Gazës, duke nxitur thirrje të reja për Izraelin që të mbronte civilët palestinezë ndërsa persekuton militantët e Hamasit.

Organizatat humanitare flasin për vuajtje “të patolerueshme” të popullatës civile.

Izraeli akuzon Hamasin për sulme nga zonat e banuara dhe spitalet dhe për përdorimin e civilëve si mburoja.    /os/
,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla: Vetëpastrimi i Policisë, sistematik


You may also like