GAZA – Numri i të vdekurve palestinezë arrin në rreth 20 000

by admin
Spread the love

GAZA, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës është rritur në 19 453 që nga fillimi i luftës, tha autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi.

Kjo ishte rreth 850 vdekje më shumë që nga e mërkura e kaluar.

”Përveç kësaj, 52 286 njerëz janë plagosur”, tha zëdhënësi i autoritetit, Ashraf al-Kudra.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Lufta e Gazës u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga terroristët e Hamasit islamik dhe grupeve të tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Gazën.

Më shumë se 1 200 njerëz u vranë në anën izraelite, përfshirë të paktën 850 civilë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like