Gashi: Shoku Albin, këtë shtet që është duke e sharë e ka gjetur funksional me të gjitha institucionet

by admin
Spread the love

Puna e LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, me qëllim apo pa qëllim është duke shkuar në shërbim të Serbisë ka thënë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

“Kjo video është në shërbimi të armiqëve të Kosovës, në prag të vendimit për liberalizimin e vizave, për t’iu rikujtuar se Kosova është vend i krimit. Efektet e punës kur i bënë VV-ja dhe Albin Kurti, me qëllim apo pa qëllim shkojnë në shërbim të Serbisë”, kështu ka thënë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

Ai ka komentuar videon e publikuar nga partia në pushtet e udhëhequr nga Kurti.

Gashi ka thënë se nuk beson se videoja e publikuar nga Vetëvendosje ka të bëjë me zgjedhjet por, sipas tij është për shkak të mossuksesit dhe mospunës së Qeverisë Kurti II.

“Pikërisht kjo qeveri është duke prodhuar emergjenca një mas një, dhe situata të krizës të panevojshme, të paarsyeshme, për mos me u marrë me shtet dhe problemet e këtij vendi, si p.sh. intervenimet në Veri të Kosovës që në fund ma shumë kanë dalë se kanë qenë PR (marrëdhënie me publikun) dhe tërheqje të vëmendjes sesa kanë pasur ndonjë efekt të posaçëm atje. Por, vetëm sa u përkeqësua situata dhe prezenca e Serbisë vetëm është forcuar atje”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, Kurti në çdo intervistë të tij flet për mundësinë e luftës. për Gashin, ai e bënë këtë për të krijuar emergjenca dhe propagandë për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta mbuluar atë me psikozën e luftës.

“Kjo qeveri ka bërë eskalim total, gjë që se ka bërë as një qeveri më herët. Thyerje, përçarje me të madhe nuk ka pasur asnjë herë më parë në ketë vend”, ka vlerësuar Gashi teksa i ka numëruar përçarjet e Qeverisë me grupet shoqërore.

Lufta me sindikatat, e me sistemin e drejtësisë, problemet me veteranët, këto janë disa nga konfliktet e shumta të Qeverisë Kurti II, sipas Gashit.

“Shoku Albin Kurti, këtë shtet që është duke e sharë e ka gjetur funksional me të gjitha institucionet, të cilat është duke i shfrytëzuar çdo ditë, me Polici, AKI, me vetura me të gjitha”.

“Është një video e turpshme që përshkruan Kosovën si një vend të krimit dhe korrupsionit. Këto kanë qenë punë të cilat janë kryer nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kur kanë dalë nëpër vizita jashtë vendit. Gjënë e parë që kanë bërë, e kanë cilësuar shtetin e vet si shtet kriminal”.

You may also like