Galaxy S24 Ultra nuk do të ofrojë kameran 10x periscope. Arsyeja: ulja e kostos

by admin
Spread the love

Leaker-i i mirenjohur Ice Universe zbuloi kohët e fundit se Galaxy S24 Ultra nuk do të ketë një kamerë me zmadhim 10x me periskop, dhe tani ai ka dhënë më shumë detaje.

Kamera telefoto me periskop 10x 10MP është një nga veçoritë kryesore të Galaxy S23 Ultra. Ai gjithashtu përmban zmadhimin dixhital 100x dhe i jep telefonit një avantazh të veçantë në krahasim me telefonat e tjerë që nuk mund të zmadhojnë dot në largësi aq të mëdha. Telefoni ka gjithashtu një kamerë tjetër telefoto 10 MP me zmadhim 3x.

Ice ka zbuluar më shumë detaje rreth kamerave telefoto të Galaxy S24 Ultra. Kamera 10MP me zmadhim 3x do të jetë sërisht e pranishme në Galaxy S24 Ultra, mirëpo risia do të jetë një kamerë 50MP me zmadhim 5x.

Pavarësisht se ka një diapazon zmadhimi më të ulët se kamera aktuale 10MP 10x, sensori i ri 50MP nuk është domosdoshmërisht një hap prapa. Kjo është një kamera me rezolucion më të lartë, kështu që do të jetë në gjendje të bëjë fotografi më të detajuara.

Eshtë më i madh se sensori që po zëvendëson, kështu që duhet të jetë në gjendje të mbledhë më shumë dritë dhe kjo duhet të përmirësojë performancën në dritë të ulët. Të dyja këto gjëra kanë qenë probleme për Galaxy S23 Ultra në momente kur pamja zmadhohej shumë. Për më tepër, siç thekson Max Weinbach, telefoni mund të përdorë sensor crop për të ofruar zmadhim afër 10x.

You may also like