Furnizimi i Qeverisë me produkte të klasit të parë LSDM: 144 mijë euro s’janë shumë për furnizime

by admin
Spread the love

144 mijë euro shpenzime për furnizimin e saj me mish të thatë, kafe, fruta dhe ushqime të tjera nuk janë shumë para dhe as produkte luksoze. Kështu vlerëson Vasko Kovaçi nga LSDM. Ai thotë se furnizimet nuk janë vetëm për një institucion por për më shumë institucione të Qeverisë, ndërsa produktet nuk janë luks, por prodhime që mund të blihen nga çdo qytetar.

“Ne jemi parti politike në pushtet, ato që janë 144 mijë euro nëse i ndani në çdo ministri të gjitha ata që i përmendët, nuk shoh se është ndonjë luks. Theksuat mishin e pulës.

Espreso kafe, po ju pini espreso kafe, nuk është ndonjë luks kafja espreso, çdo qytetar mund t’i lejoj vetes të pijë kafe espreso…”, u shpreh Vasko Kovaçki, LSDM.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski këtë veprim e quan si marrëzi të pushtetit dhe dyfytyrësi që i dëshpëron qytetarët të cilët për çdo ditë e humbin shpresën.

“Kjo është edhe një dëshmi për marrëzinë e qeverisë së BDI-së të mbështetur nga partneri LSDM. Posaçërisht gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit ose agjërimit në prag të Pashkëve të dalë një furnizim i tillë, kur njerëzit me të vërtetë duhet të jenë të përmbajtur nëse jo diçka tjetër, për shkak se një familje mesatare në Maqedoni, pavarësisht nëse është maqedonase, shqiptare ose tjetër, mezi e lidhin fundin e muajit, ndërsa ata e shihni si bëjnë luks, e pastaj do na bindin me vezët, specat, domatet e kështu me radhë”, theksoi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë, Alsat publikoi informacionin ku Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë ka nënshkruar disa kontrata në vlerë të përgjithshme prej mbi 144 mijë euro për tu furnizuar me produkte të mishit të thatë, mish të freskët të pulës, kafe, fruta, perime e të tjera, të gjitha të cilësisë së parë.

Nga Qeveria u përgjigjën se furnizimi bëhet për të gjitha institucionet të cilat janë nën kompetenca të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ndërsa i japin shërbim edhe presidentit të shtetit dhe kryetarit të Kuvendit. Ushqimet luksoze të Qeverisë, pasojnë rreth tetë muaj pasi Alsat publikoi skandalin se në kohë krize Qeveria parashikonte të shpenzojë më shumë se 20 mijë euro për oktopodë dhe peshk të freskët, pas çka kryeministri premtoi se do t’i tërheq këto ushqime luksoze në kohë krizë.

You may also like