Fundi i marrëveshjes së grurit kërcënon pjesën “kritike” të ekonomisë ukrainase

by admin
Spread the love

Përfundimi i marrëveshjes së grurit të Detit të Zi kërcënon pjesën “kritike” të ekonomisë ukrainase, sipas një organizate humanitare të OKB-së.

Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit njoftoi se kjo mund të rrisë koston e drithërave dhe çmimet e ushqimeve në tregjet globale, duke rritur koston e trajtimit të urisë në botë.

“Bujqësia është kritike për ekonominë ukrainase dhe varet nga aksesi i vazhdueshëm në tregje. Pa akses në porte, fermerët mund të ndalojnë bujqësinë, gjë që do të kishte një ndikim të menjëhershëm në çmimet e ushqimit vendas dhe në stabilitetin ekonomik të vendit. Kjo nga ana tjetër do të ndikonte në sigurinë ushqimore brenda Ukrainës”, tha një zëdhënës i WFP, i cili furnizon me ushqime që shpëtojnë jetë për njerëzit e prekur nga konflikti dhe fatkeqësitë.

Mbrëmë, Moska u tërhoq nga marrëveshja me Kievin, e cila i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte 33 milionë tonë metrikë misër, grurë dhe drithëra të tjera në tregjet botërore gjatë vitit të kaluar.

Shumë njerëz në rajonet më të varfra të botës mbështeten në dërgesat nga Deti i Zi për ushqim dhe ka frikë se pengesat për furnizimin me drithëra në tregjet botërore rrezikojnë të nxisin një krizë urie.

Sky News shkruan se vetëm këtë vit, Programi Botëror i Ushqimit ka dërguar 725,000 tonë metrikë grurë ukrainas në Afganistan, Sudan, Xhibuti, Etiopi, Kenia, Somali dhe Jemen në vitin 2023. Sipas OKB-së marrëveshja uli çmimet e ushqimeve me më shumë se 20% globalisht.


Top Channel

You may also like