Fshati i izoluar i gjuetarëve në Groenlandë ku ruhen traditat e vjetra inuite të jetesës (fotot)

by admin
Spread the love

Fshati Ittoqortormiit në lindje të Groenlandës është nga të vetmet vendbanime njerëzore në këtë pjesë të ishullit dhe varet thuajse plotësisht nga gjuetia e fokave, arinjve e narvalëve.

I vetmi dyqan i produkteve të paketuara të fshatit furnizohet vetëm dy herë në vit.

Komuniteti me 350-banorë jeton mes faqeve të kuqe të maleve edhe pse vizitohen shpesh nga grupe shkencëtarësh që vijnë me barka duke kaluar mes ajsbergëve të fjordit.

Përveç ajsbergëve që veshin thuajse gjysmën e fjordit si banorët dhe studiuesit janë të rrezikuar nga arinjtë polarë, prandaj duhet të mbajnë armë ose shoqërues të armatosur.

Qyteza më e izoluar e Groenlandës, Itoqortormit ka pranë një nga parqet më të mëdha natyrore arktike me një botë të pasur pyjore, zogj dhe kafshë të egra që lulëzojnë në ekosistemin e tyre të ftohtë.

Gjuetarët vendas tregojnë respekt për natyrën duke ndjekur traditat e lashta të gjuetisë dhe ndërhyrjes minimale në botën e kafshëve.

Itoqortormit është gjithashtu vendi më i mirë në Groenlandë për të zbuluar stilin tradicional  Inuit të jetesës, por gjithashtu keni dhe më shumë shanse ose rrezik sipas rastit, për të parë një ari polar.