Frika nga e djathta ekstreme në Gjermani – Shqip

by admin
Spread the love

Mijëra njerëz dolën në rrugët e disa qyteteve gjermane në një marshim proteste kundër Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe organizatave ekstreme.

Policia vlerësoi se në Essen rreth 6700 persona, në Leipzig 6000 dhe në Rostock rreth 2500 persona dolën në protestë me ftesë të rrjeteve dhe organizatave të ndryshme qytetare kundër ekstremizmit.

Demonstruesit mbanin pankarta me mesazhet “Mos i lini nazistët të marshojnë dhe të marrin pjesë në qeveri” ose “Me ngjyra në vend të kafesë” (kafe është ngjyra e uniformës naziste). Morën pjesë gjithashtu grupe të tilla si “Gjyshet kundër së djathtës” dhe grupi i të rinjve të sindikatave gjermane DGB.

Arsyeja e protestave është raporti i javës së kaluar nga shtëpia mediatike Correctiv për takimin e anëtarëve të AfD dhe anëtarëve të grupeve ekstremiste në Potsdam nëntorin e kaluar. Tema ishte edhe “emigracioni”, pra presioni ndaj personave me origjinë emigrante për t’u larguar nga Gjermania.

Gjatë fundjavës dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në të gjithë vendin me të njëjtin rast, shkruan DPA. /tesheshi.com/

You may also like