Frenkie De Jong ‘godet’ gazetën e madhe spanjolle, Mundo Deportivo: Ju shkruani shumë rrena!

by admin
Spread the love

Futbollisti i Barcelonës, Frenkie De Jong ka ‘goditur’ mediumin spanjoll, Mundo Deportivo.

Gjatë konferencës për shtyp para takimit Napoli – Barcelona, De Jong u pyet nga një gazetar i Mundo Deportivos, se çka mendon për ofertën në lidhje me rinovimin e kontratës, por holandezi iu kthye atij, duke i thënë se po shkruajnë shumë rrena, përcjell GazetaBlic Sport.

Ferran Martinez (gazetar i Mundo Deportivo): “Ke marrë një ofertë rinovimi nga Barcelona, çfarë mendon për atë ofertë?”

Frenkie de Jong: “Gënjeshtra. Ju shkruani shumë, apo jo? Në Mundo Deportivo, si në media të tjera, ju shkruani gjëra që janë gënjeshtra! Pse e bëni këtë? Pse i shpik gjërat?”, iu përgjigj De Jong gazetarit.

/GazetaBlic Sport

You may also like