FRANKFURT – Progres në bisedimet për zgjidhjen e grevave në aeroportit

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 8 prill /ATSH-DPA/- Sindikata kryesore gjermane “Verdi” dhe operatorët e aeroportit kanë arritur një marrëveshje për rritjen e pagave që mbulon rreth 25 000 punonjës sigurie për të shmangur veprimet e mëtejshme të grevës.

Të dy palët thanë sot se kishin pranuar marrëveshjen e paraqitur nga ndërmjetësit.

Mosmarrëveshja e punës ka rezultuar në greva në disa nga aeroportet më të mëdha të Gjermanisë dhe shqetësim për mijëra udhëtarë pasi stafi i sigurisë së aeroportit u largua nga puna.

Procesi i arbitrazhit filloi të premten në një vend sekret.

Muajt e fundit, sindikatat gjermane paralizuan transportin publik, qendrat e kujdesit ditor, spitalet dhe shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, për shkak të grevave të organizuara në të gjithë vendin, pas mosmarrëveshjeve për pagat e punonjesve të sektorit publik.

Sindikata “Verdi” ka kërkuar një rritje të pagave prej 10,5% dhe të paktën 500 euro më shumë në muaj për punonjësit e sektorit publik. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like