FRANCË – 1 357 të arrestuar për trafikim lëndësh narkotike

by admin
Spread the love

PARIS, 28 mars /ATSH-DPA/ – Hetuesit francezë arrestuan 1 357 tregtarë të dyshuar droge dhe kriminelë në vetëm pak ditë, gjatë kontrolleve në shkallë të gjerë të drogës në shumë qytete.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin deklaroi se në qytetin lindor të Dizhonit, 751 nga të dyshuarit ishin tashmë në kërkim nga gjyqësori.

Sipas informacioneve të siguruara, shumë prej tyre tani janë në paraburgim.

“Ne po eliminojmë tregtarët e drogës në afat të gjatë”, tha ministri, duke iu kundërvënë akuzave se ”veprimet e policisë nuk kanë pasur ndikim afatgjatë në lagjet e rrënuara nga tregtia e drogës”.

Kontrollet e policisë janë pjesë e një strategjie të nisur verën e kaluar që synon eliminimin e rreth 4 000 pikave të nxehta të tregtisë së drogës në vend.

Punonjësit e policisë janë të pranishëm 24 orë në lokacionet përkatëse në qytete për një periudhë të gjatë kohore.

Ata do të duhet të arrestojnë shpërndarësit e drogës dhe t’i pengojnë ata të rifillojnë aktivitetin pak metra më tutje pas një operacioni të shkurtër policor.

Bandat e drogës janë veçanërisht aktive në rrokaqiejt e shumë qyteteve të mëdha franceze dhe e bëjnë jetën të vështirë për banorët e tjerë.

Shkëmbime të dhunshme midis bandave ndodhin vazhdimisht, duke rezultuar në vdekjen e kalimtarëve të pafajshëm.

Situata është veçanërisht problematike në qytetin port jugor të Marsejës, ku 49 persona humbën jetën nga dhuna e lidhur me drogën vitin e kaluar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like