FOTO/ Einxhel Shkira demaskon dy zonjat që e kritikojnë: Hajde mblidhini këtu

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, u është përgjigjur shpesh kritikëve të saj dhe ndjekësve që i bjënë komente negative ne rrjetet sociale. Kësaj here, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka reaguar edhe më ashpër.

Ajo ka publikuar një “Insta Story”, ku ka nxjerrë profilet e dy zonjave, që me sa duket e kanë bezdisur me komentet e tyre. “I bëj thirrje fëmijëve dhe të afërmve: Kush i ka lëshuar këto të dyja të vijë t’i mbledhi te profili im”- shkruan Einxhel krahas fotos me dy profilet e zonjave.

Është çështje muajsh që Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz) të mirëpresin djalin e tyre në jetë. E teksa ky moment po afron, duket se moderatorja sa vjen e bëhet më nostalgjike për ditët e para kur kuptoi se ishte shtatëzënë.

Para pak ditesh, Einxhel ka ndarë një kolazh fotosh ku duket së bashku me Dj Dagz në ditë kur zbuluan se do të bëheshin prindër…

You may also like