FOKUS – Zhvillimet minutë pas minute të sulmit iranian kundër Izraelit

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Irani ka nisur një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Media shtetërore iraniane konfirmon se një sulm hakmarrës është duke u zhvilluar ndaj Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ishte i përgatitur për gjithçka.

Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë për “konsultime urgjente”.

Më poshtë zhvillimet minutë pas minute të së shtunës:

ora 23:55 Katër avionë luftarakë amerikanë dhe dy francezë në gatishmëri
ora 23:44 Burime amerikane, ”400-500 drone nisen drejt Izraelit”
ora 23:42 Irani: Kushdo që lejon Izraelin të na sulmojë do të ketë një përgjigje
ora 23:39 Crosetto: Sulmi nuk është për t’u habitur, ne ishim të përgatitur
ora 23:34 Izrael sirena paralajmëruese në kufirin verior me Libanin’
ora 23:30 Media: Houthis nisin drone drejt Izraelit
ora 23:30 Media: Lëshimi i tretë i dronit nga Irani drejt Izraelit
ora 23:47 Sunak dënon sulmin e pamatur të Iranit
ora 23.22 Në Itali monitorohen të gjitha objektivat e ndjeshme
ora 23:17 IDF: Sulmi i Iranit është një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm
ora 23.11 Biden do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale
ora 23.12 Pasdaran: “Irani e ka ndëshkuar Izraelin”
ora 22:53 Tajani: Qeveria është e gatshme të përballojë çdo skenar
ora 23:52 ”Haaretz”: Irani lëshoi ​​raketa kundër Izraelit
ora 23.26 Burimet Izraeli, ‘mbrritja e dronëve të parë nga Irani brenda 2 orëve’
ora 22:42 Shtëpia e Bardhë, Biden do të takohet me ekipin e tij në Sallën e Situatave
ora 22:38 SHBA: Sulmi i Iranit do të ndodhë për disa orë
ora 22:33 Shtëpia e Bardhë konfirmon se Irani filloi sulmin
ora 22:27 Media: Dhjetëra dronë iranianë kalojnë Irakun jugor
ora 22:24 Media: Irani mbyll hapësirën ajrore mbi Teheran
ora 22.19 Ushtria izraelite konfirmon se “sulmi i Iranit ka filluar”
ora 22.07 Burimet izraelite konfirmojnë lëshimin e dronëve nga Irani
ora 21:56 Netanyhau: “Ne jemi gati për një sulm nga Irani”
ora 22:46 Media: ”Irani ka nisur dhjetëra drone drejt Izraelit’
ora 21:44 Ynet: ”Aeroplani i kryeministrit Netanyahu u ngrit, arsyet nuk dihen”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – Franca dënon sulmin iranian kundër Izraelit


You may also like