FOKUS – Shumica e amerikanëve kundërshtojnë luftën e Izraelit në Gaza

by admin
Spread the love

TIRANË, 28 mars /ATSH/- Shumica e amerikanëve nuk e miratojnë luftën e Izraelit në Gaza, sipas një sondazhi të kryer nga “Gallup”, shkruan “Washington Post”.

“Gallup” është një kompani amerikane analitike me qendër në Uashington, e themeluar nga George Gallup në vitin 1935. Kompania njihet për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën.

“Më shumë se gjysma ose 55% e shtetasve amerikanë thanë se nuk e miratonin operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza, ndërsa 36% pajtoheshin me të”, sipas sondazhit, i cili anketoi 1 016 amerikanë këtë muaj.

Ndërsa 9% thanë se nuk kishin asnjë mendim për këtë çështje.

Sondazhi tregon pakënaqësi në rritje mes amerikanëve me luftën e Izraelit në Gaza.

Një sondazh tjetër i “Gallup” në nëntor tregoi se 50% e amerikanëve miratonin veprimet e Izraelit në Gaza, ndërsa 45% nuk i miratonin ato dhe 4% thanë se nuk kishin asnjë mendim për luftën.

“Konflikti ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 32 490 palestinezë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like