FOKUS – SHBA ”pro” krijimit të bazave të përhershme në krahun lindor të NATO-s

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 6 prill /ATSH-DPA/ – Oficeri më i lartë ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur në favor të krijimit të bazave të përhershme në vendet e NATO-s në Evropën Lindore.

Kryetari i Shtabit të Përbashkët Mark Milley doli dje para Kongresit, paraqitja e tij e parë që nga pushtimi rus i Ukrainës në fund të shkurtit.

Milley tha se ai priste prej kohësh një prani më të madhe të SHBA-së në rajon.

“Këshilla ime do të ishte krijimi i bazave të përhershme, por jo stacioneve të përhershme, në mënyrë që të marrim efektin e qëndrueshmërisë në bazat e përhershme”, tha ai.

Ai tha se kjo do të kishte avantazhin e krijimit të një pranie të përhershme ushtarake duke dërguar forca për rotacione më të shkurtra në vend të dislokimeve të përhershme dy ose trevjeçare që kërkojnë lëvizjen e familjeve së bashku me trupat, strehimin dhe arsimin.

Rusia kundërshton me forcë vendosjen e përhershme të trupave luftarake të NATO-s në shtetet e Evropës Lindore, duke përmendur një marrëveshje të viteve 1990.

”Aleatët evropianë, duke përfshirë shtetet baltike, Poloninë ose Rumaninë, janë “shumë, shumë të gatshëm” për të ndërtuar dhe paguar për trupat amerikane”, tha Milley. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like