FOKUS – Raketa ruse godasin Kievin, ndërsa një delegacion afrikan kërkon të ndërmjetësojë konfliktin

by admin
Spread the love

KIEV, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Kievi është bombarduar nga një sulm i ri me raketa ndërsa liderët afrikanë kanë vizituar qytetin në një përpjekje për të ndërmjetësuar konfliktin në vazhdim.

“Shpërthim në kryeqytet në lagjen Podil”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram, pa dhënë detaje të mëtejshme për viktimat e mundshme apo shkallën e dëmit.

Sipas ushtrisë ukrainase, raketa balistike janë lëshuar në Kiev dhe janë ngritur alarme ajrore mbarëkombëtare.

Delegacioni, i kryesuar nga presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, mbërriti në Kiev në mëngjes, pasi udhëtoi me tren nga Polonia.

Udhëheqësit do të takohen më vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të vazhdojnë të takohen me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petërburg./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAtelieri i Multimedias çel në FAB ekspozitën e studentëve “8 h, 59 m, 27 s”

You may also like