FOKUS – Palestinezët kërkojnë ndalimin e eksporteve të armëve në Izrael

by admin
Spread the love

BERLIN, 5 prill /ATSH-DPA/- Avokatët gjermanë në emër të palestinezëve në Gaza duan të ndalojnë autorizimin e eksporteve të armëve luftarake në Izrael përmes gjykatave të Berlinit.

“Avokatët paraqitën një kërkesë urgjente në Gjykatën Administrative të Berlinit duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dërgesave nga Gjermania dhe ndalimin e eksportit të armëve në të ardhmen”, sipas një deklarate. Ata gjithashtu duan që të anulohen eksportet e armëve që tashmë janë miratuar.

Gjykata ka juridiksion për procedurat pasi qeveria federale është e vendosur në Berlin.

Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi marrjen e kërkesës. Ai tha se mbetet për t’u parë se kur gjykata e Berlinit do të vendosë për procedurat.

Aplikantët e justifikuan veprimin e tyre duke argumentuar se kishte arsye për të besuar se armët po përdoreshin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare si gjenocidi dhe krimet e luftës. “Është detyrim i qeverisë gjermane të mbrojë të drejtën e jetës”, thanë ata.

Vitin e kaluar, qeveria gjermane autorizoi eksportet e armëve me vlerë 326,5 milionë euro (353 milionë dollarë) në Izrael, shumica prej tyre pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

Kjo përfshinte 3 000 armë portative antitank dhe 500 000 fishekë për mitralozë, automatikë ose armë zjarri të tjera plotësisht ose gjysmë automatike.

Më shumë se 32 500 palestinezë thuhet se janë vrarë në sulmet izraelite deri më tani dhe mijëra të tjerë janë plagosur.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like