FOKUS – Netanyahu prezanton planin për kontrollin e Rripit të Gazës pas luftës

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Sipas një artikulli në ”Times of Israel”, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paraqitur në kabinetin e tij planin për administrimin e Rripit të Gazës pas luftës.

Siç e ka përsëritur tashmë Netanyahu, plani parashikon ”kontroll të plotë të të gjithë zonës bregdetare nga ushtria izraelite”.

Për administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës, plani thuhet se do të drejtohet nga “zyrtarë vendas me përvojë administrative, ku këta të fundit do të ishin njerëz pa lidhje me vendet ose entitetet që mbështesin terrorizmin”.

Autoriteti Palestinez (PA), i cili qeveris Bregun Perëndimor, nuk përmendet në mënyrë eksplicite në plan.

Megjithatë, përfshirja e tij në administrimin e ardhshëm të Rripit të Gazës nuk mund të përjashtohet.

”Plani bazohet kryesisht në parimet që Netanyahu i ka shprehur vazhdimisht që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor. Megjithatë, është hera e parë që ato i paraqiten zyrtarisht qeverisë”, shkruan gazeta./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like