FOKUS – Franca dënon sulmin iranian kundër Izraelit

by admin
Spread the love

PARIS, 13 prill /ATSH-AFP/ – Franca dënon sulmin e kryer kundër Izraelit nga Irani i cili “kapërcen një prag të ri në veprimet e tij destabilizuese”, reagoi ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné në X.

“Duke bërë një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak”, shkroi ai, duke shtuar se ”Franca rikonfirmon lidhjen e saj me sigurinë e Izraelit dhe e siguron atë për solidaritetin e saj”.

Irani ka nisur një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Media shtetërore iraniane konfirmon se një sulm hakmarrës është duke u zhvilluar ndaj Izraelit, duke thënë se një operacion i gjerë me dron nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) filloi disa minuta më parë, në një raport në televizionin shtetëror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ishte i përgatitur për gjithçka.

Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë për “konsultime urgjente”.

Izraeli mbyll shkollat ​​dhe kopshtet dhe ndalon tubimet e më shumë se 1 000 personave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like