Flori Mumajesi rikthehet në skenë për të mbështetur kolegen e tij. Për çfarë bëhet fjalë?

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, së cilës i është besuar këtë fundvit prezantimi i Festivalit të 61-të të Këngës konfirmoi se artisti shumë i dashur shqiptar, Flori Mumajesi do të jetë i pranishëm në mbrëmjen e tretë të eventit.

Dhe jo vetëm kaq, pasi Flori nuk do të jetë thjesht dhe veçse një i ftuar i thjeshtë, por ai do të rikthehet në skenë të performojë, duke mbështetur një prej kolegeve të tij, të cilën duket se e do shumë. Në natën e dueteve ai do të këndojë e do të ndaj skenën pikërisht me Filloreta Raçin, e njohur me emrin e artit ‘Fifi’.

Vetë drejtori kreativ i këtij eventi madhështor e të rëndësishëm, Eraldo Rexho, në një intervistë për emisionin ‘Ditë pas Dite’ në RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e Florit, ndërsa ka treguar diçka më tepër rreth natës së tretë që është nata e dueteve.

Në natën e tretë të Festivalit të Këngës pritet të rikthehen në skenë një sërë artistësh të tjerë, si Aleksandër Gjoka, Irma Libohova, Djemtë e Detit, Flori Mumajesi, Soni Malaj, Luan Zhegu, ndërsa balerinët shqiptarë, Kledi Kadiu e Ambeta Toromani do të dhurojnë gjithashtu një performancë të veçantë.

You may also like