Fituesi i ndeshja së Superkupës në Egjipt u vendos pas gjuajtjeve të 34 penalltive, por rekordi me më shumë 11-metrësha qëndron në Angli

by admin
Spread the love

U deshën 34 penallti përpara se “Modern Future” të mposhte përfundimisht Piramidat, 14-13, në gjysmëfinalet e Superkupës së Futbollit të Egjiptit, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0.

“Modern Future”, që do të përballet në finale me fituesin e çiftit me Al Ahly-Ceramica Cleopatrae, humbi tre goditje nga pika e bardhë, ndërsa  Piramidat humbën ndeshjen pasi shpërdoruan një penallti më shumë në stadiumin “Mohammed bin Zayed” në Abu Dhabi.

Mbrojtësi i Piramidave Osama Galal humbi dy goditje nga pika e bardhë, përfshirë atë vendimtaren që vulosi fitoren për Modern Futures.

Edhe pse seria e gjuajtjeve të penalltive dukej i pafund,  sërish numri duket i pakët sesa totali i 54 penalltive të gjuajtura kur “Washington FC” mposhti “Bedlington Terriers” 25-24 në një ndeshje të kupës lokale në Angli vitin e kaluar.

Ndeshja e Kupës së Namibisë në 2005-ën,  midis KK Palace dhe Civics, kërkoi gjuajtjen  e 48 penalltive për të përcaktuar fituesin. Kjo ndeshje renditet e dyta për sa i përket gjuajtjeve të 11-metrëshvae brenda një sfide.

 PANORAMASPORT.AL

You may also like