Fitojnë Gostivari, Voska Sport dhe Bregallnica, barazojnë Tikveshi-Shkupi – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore dhe një barazim me 9-të gola të shënuar është epilogu i katër ndeshjeve të xhiros së 10-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor. Dy ndeshje Struga Trim Lum – Sileksi dhe Vardari – Shkëndija zhvillohen të dielën në ora 14:00.

Skuadra e Gostivarit bëri befasinë më të madhe në xhiron e 10-të të sezonit vjeshtor  pasi  nga  Strumica  kthehet me fitore  të madhe në përballjen me AP Brera  0-1, me golin e vetëm që e realizoi Lanre Kehinde në  minutën e 15-të të pjesës së pare.  Për skuadrën vendase  ishte kjo ndeshje e gjashtë me radhë që nuk e kanë shijuar fitoren, ndërsa  pë Gostivari ishte   fitorja e  tretë  sezonale

Fitore me rëndësi të madhe sot ka  shënuar edhe Voska Sport në cilësinë e vendasit 2-1 kundër Makedonija Gj.P.  edhe kësaj radhe  për  fitoren e tretë sezonale u përkujdes Aleksa Marushiq me dy golat e tij në minutën22’ dhe  në 74-të nga penaltia. Marushiq me 9-të  gola kryesuar listën e  golashënuesve më të  mirë. Autor i golit të vetëm për miqtë ishte Aleksovski në minutën e  26-të.

Në Kavadar, Tikveshi vendas barazoi 1-1 me  FC Shkupin. Të parët në  epërsi kaluan vendasit me golin e Ediz Spahiut në minutën e 22-të, ndërsa  Arbi Vosha  barazoi  rezultatin në minutën e 37-të me  një super gola  si  gjithmonë stilin e tij të njohur.

Në Bregallnica mundi  Rabotniçkin  2-1. Autorë të golave  ishin n Anderson (15’)  dhe Webster (72’), ndërsa  golin e nderit për romantikët e shënoi Atdhe Mazari në minutën e 32-të

Rezultatet e sotme

AP Brera – Gostivari 0-1

Voska Sport – Makedonija Gj.P 2-1

Tikveshi – Shkupi 1-1

Bregallnica – Rabotniçki 2-1

You may also like