Fitoi Dinamon dhe kombëtaren, Simoni në shënjestrën e klubeve të Serie A

by admin
Spread the love

Dinamo është zhytur në një krizë të thellë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Sezoni i kryeqytetasve meriton një notë ngelëse, por i vetmi që i shpëton kritikave është portieri 17-vjeçar Simon Simoni, që ka arritur të konfirmojë veten në elitën e futbollit shqiptar.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, gardiani lezhjan, që tashmë ka siguruar një vend edhe në Kombëtaren Under 21, ka rënë në sytë e zbuluesve të skuadrave të Serie A.

Sipas të përditshmes, Udinese dhe Sassulo janë dy skuadrat që kanë shfaqur interes për Simonin dhe nëse tratativa mbyllet me sukses, Dinamo mund të përfitojë rreth 500 mijë euro nga shitja e portierit të ri. / Oversport.tv

You may also like