Filipçe: Kemi investuar afro 30 milion euro në shëndetësi për 4 vite

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ditën e tij të fundit si minister tha se se ndjehet krenarë për punën që ka bërë si njeriu i parë i dikasterit të shëndetësisë.

“Jam krenar që kishim bashkëpunim në periudhën më të rëndë të shtetit, pandemia. Kemi treguar se me entuziazëm dhe me dashuri dhe punë të madhe kemi arritur të sigurojmë krevate dhe trajtim adekuat për të gjithë. Jam krenar që arritëm që ti shpijmë përpara proceset në shëndetësi. Kemi investuar afro 30 milion euro në shëndetësi për 4 vite. Janë rinovuar shumë objekte shëndetësore. Ajo që do ta veçoja ishte ajo fryma ekipore e cila ishte çelësi i suksesit”, tha Filipçe.

 

Filipçe më tej ka shtuar si masat aktuale janë duke dhënë efektin e duhur dhe nuk ka nevojë për masa shtesë. /SHENJA/


You may also like