Fifi po i bën gati valixhet për ta lënë shtëpinë e Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Pasi gjendja e saj u përkeqësua gjatë emisionit LIVE, Fifi ka vendosur që të largohet nga shtëpia e Big Brother.

Këngëtarja nga Kosova ka bërë gati valixhet, dhe ka vendosur të lërë lojën.

Gjithë kjo erdhi pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku e cila i tha Fifit se ka dashur ta merrte vëmendjen nga historia e Sarës me Dj PM.

Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga Fifi, e cila tha se kjo është gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

E menjëherë ajo kërkoi të largohej nga shtëpia, derisa në atë moment kur po çohej në këmbë për tu larguar nga Big Brother, dhe aty i ra të fikët.

Fifi po kritikon Balinën se gjithmonë po flet gjëra negative ndaj saj, dhe kjo nuk është hera e parë.


You may also like