Fetai i ASH-së akuza Osmanit: Urove Daçiqin, Millosheviqin e vogël, çka tu desht

by admin
Spread the love

Anëtari i departamentit për eurointegrime të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Fetai ka ironizuar dhe kritikuar ministrin e jashtëm Bujar Osmani lidhur me urimin e tij drejtuar Ivica Daçiqit për zgjedhjen në postin e ministrit të jashtëm të Serbisë.

Ja postimi i Fetait:

“Bujari i ka patur 20 vjet në kohën e luftës gjenocidale të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai nuk është i vogël sa për të mos e ditur se Daçiçi gjatë viteve ‘90 ka qenë zëdhënës i Millosheviçit, dhe ka arsyetuar disa gjenocide duke mos u penduar asnjëherë.

Bujari i din mirë të gjitha këto por nuk i bëhet vonë. Përkundrazi, ai e uron Daçiçin për pozitën e tij të re edhe pse kjo nuk është as e domosdoshme e as e nevojshme. E se çfarë interesa të përbashkëta ka Bujari me Milloshin e vogël, është mirë të pyetet vetë ai nga gazetarët. Ajo që është e sigurt është se nuk bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve në të cilin thirret BDI”, ka shkruar ai.

You may also like