Festa e veçantë e tifozëve të Union Berlinit, 50 mijë simpatizantë festojnë Krishtlindjet në stadium

by admin
Spread the love

Ndoshta skuadra e tyre nuk shkëlqen në fushë këtë sezon, por tifozët e Union Berlin treguan edhe një herë se janë ndër më të mirët në botë.

Mbledhja tashmë tradicionale për natën e Krishtlindjes u kthye në një spektakël të vërtetë, kur rreth 50 mijë njerëz kënduan brohoritje dhe këngë Krishtlindjesh në stadium, përcjell lajmi.net.

Mediat në Gjermani shkruajnë se kjo ide ka lindur 21 vite më parë dhe pamjet e atmosferës janëshfaqur shumë shpejt në rrjetet sociale.

Unioni e mbylli vitin 2023 me fitoren ndaj Kolnit (2:0) dhe është në vendin e 15-të me 13 pikë të fituara.

Kur është fjala për Evropën, ata e përfunduan garën Ligën e Kampionëve me dy pikë dhe në pozitën e katërt./Lajmi.net/

You may also like