Fëmija 4 vjeçar i rrahur sillet në Klinikë në gjendje të rëndë

by admin
Spread the love

MPB njofton se një fëmijë katër vjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik është dërguar dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në SPB Strumicë në orën 02:30 të ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë në ora 00:58 është sjellë një fëmijë katër vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore. Është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, sqaron MPB.

Për ngjarjen është njoftuar një inspektor për delikuencën e të miturve nga Departamenti i Çështjeve Penale në Qendër dhe Bit Pazar. Pasi çështja të jetë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, do të pasojë një dorëzim përkatës. /Telegrafi/

MARKETING



You may also like