Federer lamtumirë tenisit/ Tenisti merr pjesë për herë të fundit në turneun Laver Cup në Londër

by admin
Spread the love

Legjenda e tenisit Roger Federer ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti në moshën 41-vjeçare.

Federer ka konfirmuar nëpërmjet një letre se turneu i fundit i karrierës së tij të shkëlqyer do të jetë Laver Cup në Londër, i planifikuar të mbahet fundjavën e ardhshme.

Tenisti zviceran, i cili fitoi gjithsej 20 Grand Slam në karrierën e tij të gjatë, del në pension si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

“Për familjen time të tenisit dhe më gjerë, nga të gjitha dhuratat që më ka dhënë tenisi ndër vite, më e madhja, pa dyshim, kanë qenë njerëzit që kam takuar gjatë rrugës: miqtë e mi, konkurrentët e mi dhe mbi të gjitha. tifozët që i japin jetën sportit”, tha Federer.

Më tej ai shton ë postimin e bërë në rrjetet sociale “Sot dua të ndaj me të gjithë ju disa lajme. Siç e dini shumë prej jush, tre vitet e fundit më kanë paraqitur sfida në formën e lëndimeve dhe operacioneve.

“Kam punuar shumë për t’u kthyer në formë të plotë konkurruese. Por unë gjithashtu i di kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim, dhe mesazhi i tij për mua kohët e fundit ka qenë i qartë.”

Në karrierën e tij 24-vjecare Roger Federer ka zhvilluar 1500 ndeshje. Në mbyllje të letrës së tij të lamtumirës zvicerani theksons e do të vazhdojë të luaj tenis edhe në të ardhmen, por kjo nuk do të ndodh më në për Grand Sleme apo turne.


Top Channel

You may also like