FBI thotë se grupi shtetëror kinez i hakerëve shënjestroi infrastrukturën amerikane – Shqip

by admin
Spread the love

SHBA-ja ka arritur të çmontojë përpjekjet e hakerave të një grupi të sponsorizuar nga shteti kinez që kishte shënjestruar infrastrukturën kryesore publike si rrjetin elektrik dhe tubacionet, thotë FBI.

Drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se kishte ekzekutuar një fushatë për të mbyllur grupin “Volt Typhoon”, transmeton klankosova.tv.

Ai grup hakoi qindra ruterë të vjetër zyrash për të hyrë në të dhënat mbi asetet e SHBA-së, pretendoi Christopher Wray.

Qeveria kineze ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Megjithatë, ajo ka mohuar më parë akuzat për luftë kibernetike të sponsorizuar nga shteti kundër vendeve të tjera. Në të kaluarën, ajo ka akuzuar gjithashtu SHBA-në si “perandoria më e madhe e hakerëve në botë dhe hajduti kibernetik global”.

Siç shkruan bbc, Wray të mërkurën i tha një komiteti të Kongresit amerikan se Kina qëllimisht po krijonte bazat për të gjymtuar sistemet kyçe të infrastrukturës amerikane në rast të një konflikti armiqësor.

Përpjekjet e hakerimit të grupit “Volt Typhoon” u zbuluan për herë të parë majin e kaluar në SHBA, pasi Microsoft paralajmëroi se grupi kishte shënjestruar disa asete publike, përfshirë hakerimin në llogaritë e postës elektronike të qeverisë.

You may also like