Fatura e shtrenjtë e pijeve/ Britanikja në kërkim pasi qëllon me shishe të thyer menaxheren e hotelit në Ibiza (fotot)

by admin
Spread the love

Policia spanjolle ka nisur një kërkim urgjent në Ibiza pasi një e re britanike ka prerë në qafë një menaxhere hoteli pas një debati për faturën e shtrenjtë të pijeve.

Turistja e pakënaqur kishte sulmuar shefen e hotelit në San Antonio, pas debatit për një faturë të papaguar pijesh.

Konflikti kishte nisur pasi grupi i vajzave kishin sulmuar fillimisht kamerieren kur ajo kishte sjellë faturën për të paguar.

Viktima duket se kishte ardhur në ndihmë të vartëses së saj por e kishte pësuar më keq se kamerierja pas sulmit të raportuar me një shishe të thyer që e kishte prerë pranë qafës, shkruan e përditshmja vendase Diario de Ibiza.

Britanikja ishte e dehur në kohën e sulmit dhe u largua nga vendngjarja pasi la menaxheren e hotelit me disa plagë në trup.

Viktima ishte spanjolle rreth të 30-ave dhe ishte dërguar në klinikën vendore Nuestra Señora del Rosario ku ishte detyruar të kryente një operacion.

Efektivët e Civil Guard kanë nisur hetimet për lokalizimin e të dyshuarës e cila besohet se nuk është identifikuar ende pasi nuk po qëndronte në hotelin e ngjarjes.

Disa raste të tjera ekstreme të turistëve janë publikuar së fundmi në mediat spanjolle, si ajo e një të riu britanik që goditej dhunshëm nga rojet e një diskoteke, pas të cilës turisti përfundoi në spital.