Fatkeqësia e familjes Pacolli në Lepenc – deklarohet Behgjet Pacolli – Shqip

by admin
Spread the love

Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli është deklaruar dje në lidhje me aksidentin fatkeq të katër anëtarëve të familjes Pacolli në lumin Lepenc, rreth rrugës Shkup – Bllacë, informon KlanM.

Pacolli ende pa përfunduar operacioni i kërkimit për tre të zhdukurit, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke i shpallur ata “të vdekur”. Nuk dihet as afërsai familjare e tij me tre të zhdukurit në Lepenc.

“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroj shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje”, ka shkrur Pacolli./KlanMAcedonia

You may also like