“Fadil Vokrri” rihap dyert për ndeshjen Ballkani – Astana – Shqip

by admin
Spread the love

Sot në program janë ndeshjet e raundit të tretë të fazes së grupeve  në kompetecionin e tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, Shtatë ndeshje  fillojnë në ora 18:45 dhe tetë ndeshje  nisin në orën 21:00

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Rivali i tyre që zbarkon sonte në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” është Astana, skuadër kjo e cila ka dy humbje nga dy ndeshjet e zhvilluara dhe rrjedhimisht është e fundit në grupin C me zero pikë.

Skuadra e Ilir Dajës do të luajë vetëm për fitore në mënyrë që të marr epitetin e liderit të grupit, aty ku momentalisht është Viktoria Plzen me gjashtë pikë, kundrejt tri sa ka Ballkani.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja dhe portieri Enea Koliqi u shprehën se do të japin maksimumin në këtë ballafaqim për të marr pikët e plota.

Në ora 18:45 takohen

 

AZ Alkmaar – Aston Villa

FC Ballkani – FC Astana

Fenerbahce – Ludogorets

Gent – Breidablik

Klaksvik – Olimpija Ljubljanë

Lille – Slovan Bratislava

Lugano – Club Brugge

 

 

Në ora  21:00, takohen

 

Aberdeen – PAOK

Bodo/Glimt – Besiktas

Dinamo – Viktoria Plzen

Eintracht Frankfurt – HJK

Fiorentina – Çukariçki

Genk – Ferencvaros

Spartak Trnava – Nordsjaelland

Zrinjski – Legia

/KLanMacedonia/

You may also like