​Evertonit i hiqen edhe dy pikë për shkelje të rregullave financiare

by admin
Spread the love

Në janar të këtij viti, Evertoni u akuzua nga Premier Liga për shkeljen e kufijve të lejuar të fitimit dhe qëndrueshmërisë financiare për periudhën e vlerësimit 2022/23.

Çështja iu referua një komisioni të Premier Ligës, i cili ka njoftuar sot se Evertoni do të marrë një zbritje të menjëhershme prej dy pikësh.

Në lidhje me këtë dënim, klubi anglez ka reaguar duke thënë se ky dënim nuk ishte i mirëseardhur, sidomos për faktin se që nga fillimi është ofruar bashkëpunim i madh në lidhje me të gjitha këto akuza.

Në reagimin e klubit thuhet se Evertoni mbetet i përkushtuar për të punuar në bashkëpunim me Ligën për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me PSR-në, por është jashtëzakonisht i shqetësuar nga mospërputhja e komisioneve të ndryshme në lidhje me zbritjet e pikëve të aplikuara.

You may also like