Et’hemi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon golin e parë sezonal

by admin
Spread the love

Valon Et’hemi gjen golin në Superligën turke me fanellën e Istanbulspor.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 26-të takimit ndaj Antalyaspor teksa pas një pasimi të saktë nga e majta e sulmit, 25-vjeçari nuk fali përballë portierit duke dërguar topin në fundin e rrjetës së porttës kundërshtare.

Ky ishte goli i parë për Et’hemin në këtë sezon të elitës turke teksa ish-lojtari i Kukësit në Superiore ka edhe një asist në llogarinë e tij. Et’hemi është një titullar i rregullt i Istanbulspor ndërsa pjesë e organikës së turqve janë edhe Florian Loshaj dhe Eduard Rroca. /Supersport


Top Channel

You may also like