Është kthyer në shqetësim për banorët, Luizi gjen zgjidhjen për gërhitjen: Dua dikë në krevat

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është një nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP. Edhe pse ka shumë pak ditë që ka nisur edicioni i dytë i këtij reality shoë, Luizi është një nga personazhet më karizmatikë e me më shumë humor.

Por, duket se ai ka diçka që i shqetëson shumë banorët e tjerë. Luizi gërhet shumë natën dhe ky është kthyer në një problem shumë serioz për të gjithë. Mirëpo duket se askush nuk ia ka gjetur zgjidhjen, teksa së fundmi, Luizi ka dhënë një ide.

Ai ka sugjeruar të flejë me dikë në krevat, pasi vetëm kështu mund të mos gërhasë. ‘Variant që të mos gërhas, duhet të kem se s’bën dikë në krevat’ – ka thënë Luiz Ejlli, duke shkaktuar edhe të qeshura tek të tjerët.

Kujtojmë që Luizi ka shfaqur simpati për një nga vajzat e shtëpisë. Bëhet fjalë për modelen dhe moderatoren e njohur Kiara Tito, e cila i është përgjigjur negativisht simpatisë së Luizit, duke mos e parë me atë sy.

You may also like