Ervin Salianji flet për sherrin me Bashën: Pati tensione, në mbledhje kishte persona të paftuar

by admin
Spread the love

Ervin Salianji ka folur për mediat pas debatit të tensionuar që pati me deputetin Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Salianji tha se ka patur tension verbal, ndërsa denoncoi prezencën e personave të tjerë në mbledhje, të mbledhur aty nga ish-kryetari i PD.

“Ka patur në tenson verbal. Ka patur njerëz të paftuar. Ka qenë një komunikim në tension verbal. Debati nuk kaloi përtej atij verbal. Ai fton njerëz që s’kanë lidhje në mbledhjen e grupit. Unë s’kam ardhur këtu për tifozeri, kush ka tifozë më shumë. Unë nuk intimidohem dot, as kërcënohem dot. Nuk ka patur një kërcënim, por një tension. Një hap pas? Unë e përkthej ashtu siç e përkthejnë të gjithë, dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar partie“, u shpreh Salianji.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD përfundoi pas 5 orë debate të ashpra, mes deputetëve dhe Lulzim Bashës të cilët i kërkojnë atij dorëheqjen.

Thuajse i gjithë grupi parlamentar demokrat kërkon largimin e Bashës, ndërsa ky i fundit gjithë kohës ka artikuluar që është i gatshëm për zgjidhje, por ka refuzuar të japë dorëheqjen.

You may also like