Eriksen po rikthehet, United dhe Tottenham e vëzhgojnë me kujdes

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Christian Eriksen mund të rikthehet të luajë për një klub të madh këtë verë, sigurisht në Premier League.

30-vjeçari që rifilloi të luajë me defibrilator këtë vit me Brentford, mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, pasi dy gjigandë të kampionatit anglez si Manchester United dhe Tottenham po e vëzhgojnë me kujdes.

Pikërisht me Spurs, mesfushori danez magjepsi botën, pasi luajti me klubin londinez nga viti 2013 deri në 2020, para se të transferohej tek Interi. Te Tottenham lojtari do të bashkohej me Antonio Conten me të cilin fitoi titullin kampion në Itali vitin e kaluar. / Oversport.tv

Foto: Brentford FC Twitter

You may also like