Erdogani kushtëzon Suedinë dhe Finalandën me çështjen kurde, por a ka edhe më shumë?

by admin
Spread the love

Pikërisht kur dukej sikur pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO ishte i pashmangshëm, Turqia i ka zënë në befasi aleatët e saj.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk e sheh “pozitivisht” dëshirën e vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën, duke i akuzuar të dy se janë “si bujtina për organizatat terroriste”. Ai u tha ligjvënësve të partisë së tij në Ankara të mërkurën se pret që anëtarët e NATO-s “të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin” çështjet e sigurisë së Turqisë.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n të mërkurën në selinë e Aleatëve në Bruksel, të nxitura nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vendimi përfaqëson një pengesë për Moskën.

Pranimi i shteteve të reja megjithatë kërkon konsensus midis anëtarëve ekzistues, dhe këtu hyn Ankaraja.

Turqia, e cila iu bashkua aleancës tre vjet pasi u krijua në 1949 dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe të grupit, ka thënë se nuk do të mbështesë ofertat nëse nuk plotësohen kërkesat e saj.

Erdogani akuzoi të dy vendet se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e njohur gjithashtu si PKK. PKK, e cila kërkon një shtet të pavarur në Turqi, ka qenë në një luftë të armatosur me atë vend për dekada dhe është cilësuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kriza ka sjellë në plan të parë ankesat e kahershme turke kundër kombeve perëndimore dhe aleatëve të NATO-s, ndërkohë që i ka dhënë Ankarasë një mundësi për të përdorur pozicionin e saj në aleancë për të nxjerrë lëshime.

Nëse kjo është arsyeja e vetme e refuzimit nga ana e Turqisë, apo nëse pas këtij arsyetimi qëndon edhe rreshtimi me qëndrimin e Putinit kundër zgjerimit të NATO-s, këto do të qartësohen vetëm në javët apo muajt e ardhshëm.

Rruga Press

You may also like