Enver Hoxhaj nënkryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

by admin
Spread the love

Kuvendi i Kosovës ka votuar Enver Hoxhajn për nënkryetarë, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës.

Fillimisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar sot për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.

Kështu Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës që u zgjodh kryetar i Skenderajt.

You may also like