Emigranti afrikan ‘sulmues serial’ rrahu dhe grabiti 17 gra të moshuara në Francë (fotot)

by admin
Spread the love

Një emigrant i pastrehë nga Xhibuti ishte kthyer një në makineri grabitjesh e sulmesh barbare në Francë duke thyer gjymtyrë, duke përplasur për muri gra të moshuara, të cilat nganjëherë përdornin objekte ndihmëse për të ecur.

Emigranti afrikan është arrestuar tashmë për rrahjen e grabitjen e një numri të madh viktimash, disa prej të cilave mbi 90 vjeç, raportojnë mediat vendase për rastin shokues.

Sulmuesi serial 36-vjeçar përdorte dhunë ekstreme dhe pas mbikëqyrjes së territorit nga policia u kap në tregun e Villejean, kur sulmoi një pensioniste që ecte me paterica.

Në një prej rasteve emigranti që bridhte në rrugët e qytetit nuk kishte arritur të vidhte portofolin e një të moshuare, prandaj kishte kaur qesen e saj me domate dhe ishte larguar, sipas rrjetit vendas Le Telegramme.

Mes viktimave të tij është një grua 93-vejçare e quajtur Lillane, e cila kishte folur dhe me viktima të tjera të sulmuara nga afrikani.

“Takova një grua të cilës i kishte thyer kyçin, dhe një tjetër që e kishte goditur në fytyrë, duhet të kishit parë fytyrën e saj”, tha Lillane për rrjetin francez Le Telegramme.

Ajo shpjegonte se kishte njohur të paktën pesë viktima të dhunës së të dyshuarit.

Burri i paemëruar publikisht po përballet me akuza vjedhjeje, sulm fizik dhe sulm fizik ndaj një personi të moshuar./RMXNews/


Top Channel

You may also like