Elon Musk i tregon kryeministrit të Britanisë se AI është “forca më përçarëse në histori”

by admin
Spread the love

Miliarderi Elon Musk përshëndeti angazhimin e Kinës për sa i përket sigurisë së inteligjencës artificiale dhe tha se donte të shihte Pekinin të bashkëpunojë me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë temë, gjatë bisedës së tij në Londër me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Musk mbështeti përfshirjen e Kinës në Samitin e parë të Sigurisë së AI, i organizuar në Bletchley Park, Angli, i cili ka tërhequr kompanitë dhe kombet kryesore së bashku për të rënë dakord për hapat fillestarë se si të menaxhojnë rreziqet e modeleve më të avancuara të AI.

Nëse Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kina janë të njëjtin drejtim përsa i përket sigurisë, atëherë kjo do të jetë një gjë e mirë, sepse këto shtete janë lider,” tha ai. Diskutimi u zhvillua para një audiencë të ftuar prej dhjetëra liderësh të tjerë biznesi në momentet përfundimtare të samitit dy-ditor që shihet si një hap i madh përpara në shfrytëzimin e AI për një qëllim të mirë, duke u munduar të shmangen rreziqet serioze që mund të sjellë keqpërdorimi i inteligjencës artificiale.

Musk dhe Sunak ranë dakord për nevojën e mundshme të një “çelësi fizik” për të parandaluar që robotët të dalin jashtë kontrollit në një mënyrë të rrezikshme, duke iu referuar filmit “The Terminator” dhe filmave të tjerë fantastiko-shkencor. “Të gjithë këta filma me të njëjtin komplot në thelb përfundojnë me personin që e fik robotin,” tha Sunak, duke shtuar se rëndësia e fikjes fizike ishte pjesë e diskutimeve në samitin më herët gjatë ditës.

Nga ana tjetër Elon Musk shtoi se inteligjenca artificiale është forca më përçarëse në histori. “Do të vijë një moment kur nuk do të ketë më nevojë për punë, pasi AI do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka.”

You may also like